AKUZOHET NGA 65 GRA PAS VDEKJES/ Mohamed Al Fayed akuzohet për abuzim sek*sual

AKUZOHET NGA 65 GRA PAS VDEKJES/ Mohamed Al Fayed akuzohet për abuzim sek*sual

Mendonin se po fitonin një vend pune, por në fakt përfundonin në shtratin e tij. Miliarderi Mohamed Al Fayed, i cili ndërroi jetë një vit më parë në moshën 95 vjeçare akuzohet nga dhjetëra gra për abuzime të rënda seksuale.
65 gra janë abuzuar nga biznesmeni egjiptian Mohamed Al Fayed përfshirë ngacmimet seksuale, sulmet seksuale dhe përdhunimet
Për BBC ato kanë thënë se Al Fayed, i cili vdiq vitin e kaluar, përdori një sërë taktikash abuzimi dhe synonte gratë e punësuara jashtë bizneseve të tij.
Disa nga gratë e intervistuara pretendojnë se ato u rekrutuan nga Al Fayed në role të ndryshme në stafin e brendshëm të miliarderit dhe më pas u shfrytëzuan seksualisht nga ai.
Një nga akuzat më te hërshme për abuzimet e tij i pëket vitit 1977 në Dubai, tetë vjet përpara blerjes së bisenesit Harrods që do ta ndihmonte atë të bëhej një emër i njohur në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo e përshkruan Al Fayed duke e përndjekur dhe kërcënuar personalisht.
Ajo thotë se kjo kulmoi me përdhunimin e saj.
Gratë që punonin në Harrods thonë se ai më vonë kreu taktika të ngjashme frikësimi përmes një ekipi të stafit të sigurisë.
Nga 65 gra që kontaktuan BBC-në për të ndarë rrëfimet e tyre të abuzimit, 37 prej tyre thonë se kishin punuar në Harrods.
Një grua tregon se ishte duke punuar në një dyqan lulesh në Londër në fillim të viteve 1980, kur ajo u pa nga ekipi i Al Fayed. Në moshën 21-vjeçare në atë kohë u thirr në Paris Ritz për një intervistë të supozuar për punë, ku Al Fayed abuzoi me të.
Një ish-grimere tregon se u sulmua seksualisht nga Al Fayed kur po punonte për Shoë Clothes Shoë në 1989, në të cilin miliarderi u intervistua në Villa Ëindsor, shtëpinë e tij në Paris.
Incidentet kanë ndodhur në Londër, Paris, St Tropez dhe Abu Dhabi.
Karriera sipërmarrëse e Fayed filloi në rrugët e Aleksandrisë, Egjipt, ku ai u jepte kalimtarëve pije të gazuara. Por ishte martesa e tij me motrën e një tregtari armësh saudit milioner që e ndihmoi atë të krijonte lidhje të reja dhe të ndërtonte një perandori biznesi.
Djali i tij, Dodi u vra në një aksident automobilistik së bashku me Dianën, Princesha e Uellsit, në 1997.
Burimi