Ahmeti: Nuk do të lejoj të preket gjuha shqipe
Kreu integrist, Ali Ahmeti sonte ka vazhduar takimin me qytetarët në Gostivar. Gjatë fjalës së tij Ahmeti theksoi se nuk do të lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe, pasi që siç shtoi është larë me gjak.
“Këto nuk i kanë shkollat e mia për nacionaliste, dhe të organizimeve të forta. Këta janë krejtë që vijnë salloneve. Unë nuk jam politikan i salloneve, as i biskotave. Por këto politika nuk na qojnë përpara. Merreni me mend deri ku kanë shkuar gjërat, vendimi dje i Gjykatës Kushtetuese është që ky ligj do të shtyhet për 3 muaj, në mars, eventualisht në maj ku do të thirren ekspert dhe kryetar të partive politike. Çka dmth kjo? Të rinegociohet Marrëveshja e Ohrit e cila është e garantuar nga SHBA, BE, NATO dhe e larë me gjak nga UÇK-ja”, tha mes tjerash, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Burimi