Adoleshenti qëllohet me armë në një shkollë në Suedi, i dyshuari arrestohet
Policia suedeze tha sot se një adoleshent është qëlluar në një tentativë vrasjeje në një shkollë në Stokholm, por se i dyshuari është kapur dhe se situata është nën kontroll.
Të shtënat kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një shkollë në pjesën jugore të Stokholmit ka njoftuar policia e atjeshme.
“Një person është qëlluar dhe është dërguar në spital për trajtim. Personi ishte me vetëdije të plotë dhe mund të fliste kur shkuam në vendin e ngjarjes”, tha për Reuters zëdhënësi i policisë.
“Nuk jemi në kërkim të ndonjë personi tjetër. Gjykojmë se e kemi situatën nën kontroll në shkollë”, shtoi zëdhënësi – duke refuzuar të japë detaje tjera.
Deri më tani nuk dihet motivi i këtij sulmi si dhe nëse viktima dhe sulmuesi njiheshin me njëri-tjetrin
Burimi