15% e popullsisë e prekur nga problemet e shëndetit mendor
Stresi dhe mbingarkesa profesionale janë faktorët kryesorë që po shtojnë rrezikun e sëmundjeve mendore. Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor më 10 Tetor, OBSH ka zgjedhur që kjo ditë t’i dedikohet gërshetimit mes punës, shoqërisë dhe mirëqenies psikologjike.
Me 60% të popullsisë botërore në kushte pune, 15% e tyre është e prekur nga një shqetësim mendor dhe sipas OBSH duhet një reagim i menjëhershëm dhe ndërgjegjësim më i lartë. Pasi me ritmet e viteve të fundit, ky spektër po kalon atë të personave që vuajnë nga patologjitë kardiake, dhe që sipas statistikave të mëparshme OBSH kishte vlerësuar që ky tejkalim të verifikohej në 2030.
Problematikat kryesore lidhen me vende pune gjithnjë e më shumë stresuese, armiqësore, paragjykime, diskriminim, ngacmime, me mungesë sigurie, forma të reja varfërie, tensionet sociale, brishtësia e familjes si institucion dhe e gjeneratës së të rinjve. Të gjithë këta faktorë me statistika kanë ulur 10 vjet pritshmërinë e jetës në nivel global, duke u vënë theksi edhe njëherë me shume sesa i rëndësishëm është shëndeti psikologjik.
Burimi