13 vëllime poetike/ Krenar Zejno: Poezia tërheq më shumë nga nëna, dhe lidhja me nënën është gjithmonë aty…

13 vëllime poetike/ Krenar Zejno: Poezia tërheq më shumë nga nëna, dhe lidhja me nënën është gjithmonë aty…

Krenar Zejno poet, shkrimtar, kurator dhe publikues, i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv,  tregoi se lidhja e tij me poezinë është mjaft e fortë, çfarë ka sjellë në treg 13 vëllime të tilla.
‘Për mua poezia është e pashmangshme sepse kërkohet të mbërrihet, dhe ndoshta nuk është mbërritur as në vëllimin e 13-të’, sqaroi ai.
Por Zejnon, duket se poezia e dërgon tek kujtimet e mamasë, ku nuk mohoi lidhjen e shenjtë mes të dyjave.
‘Ndoshta poezia tërheq më shumë nga nëna, dhe lidhja me nënën është gjithmonë aty’, shton Zejno.

Për mua poezia është e pashmangshme sepse kërkohet të mbërrihet, dhe ndoshta nuk është mbërritur as në vëllimin e 13-të.
Pastaj, ajo bëhet motorrikë e jetës, në kuptimin që gjithë jetë devijohet dhe shkon në këtë shtrat, që mund të mos jetë shtrati natyral i jetës.
Por të rrëmben në atë rrymë dhe më pas nuk ka më kalkulime.
Mund të ndaloj dhe sot… ndërkohë i kam bërë dhe tentativat me veten që të mos shkruaj më edhe fare, një varësi nga këto të rëndat.
Janë shumë vite dhe krijohet ai lloj regjimi që nuk i shpëtohet dhe ndoshta as nuk ka pse i shpëtohet.
Ndoshta poezia tërheq më shumë nga nëna, dhe lidhja me nënën është gjithmonë aty, ‘çapat’ e nënës janë ende aty… ku janë librat, galeria…

 
 
Burimi