12 rregulla për të bërë një fëmijë të lumtur!
Nuk ekzistojnë recetat e mrekullisë sesi mund të kemi fëmijë të lumtur pasi lumturia është një ndjenjë subjektive dhe shume personale. Pavarësisht kësaj, ka disa mënyra sesi mund të krijojmë nje mjedis të favorshëm drejt lumturisë së fëmijës suaj!
1. Dhurojini puthje menjëherë pas zgjimit në mëngjes.
2. Përqafojeni edhe atëherë kur nuk e pret dhe mbi të gjitha atëherë kur ka më shumë nevojë.
3. Përkuluni dhe vendosuni në nivelin e tij kur dëshironi t’i thoni diçka.
4. Dëgjojeni me vëmendje kur dëshiron të flas me ju por edhe atëherë kur nuk po ju drejtohet juve.
5. Respektojeni, duajeni për atë që është dhe jo për atë që do të dëshironit të ishte.
6. Mos i bërtisni, mos e ofendoni, mos e krahasoni me të tjerët por mos e neglizhoni kurrë që të vendosni edhe kufinj.
7. Kushtojini kohë cilësore duke iu dedikuar marrëdhënies tuaj me seriozitet.
8. Qeshni me të, luani së bashku. Angazhoje në punë të vogla që të ndihet i dobishëm. Gatuani bashkë dhe mos e qortoni kur diçka nuk e ka kryer si duhet. Duke provuar, duke u perfeksionuar.
9. Respektoji mendimet dhe zgjedhjet e tij. Ndihmojeni duke e orientuar pa ju imponuar. Mos ushtroni kurrë sjelljet shantazhuese (afektive apo fizike) duke abuzuar me pozicionin tuaj autoritar.Fëmija do të mësojë më të mirën nëpërmjet shembullit tuaj.
10. Kini besim te fëmija juaj duke ia artikuluar pa kursyer se ju jeni krenar për të. Mos kërkoni të jetë më i miri por të bëj më të mirën e tij.
11. Jini empatik duke e inkurajuar fëmijën tuaj që të shprehet si ndihet, të mos hezitojë të shprehi emocionet, mendimet dhe qëndrimet e tij.
12. Motivojeni e vlerësojeni për çdo arritje të tij. Fjalët inkurajuese nuk duhet të mungojnë ashtu sikurse kritikat kur janë të nevojshme të cilat do t’a ndihmojnë atë të rritet.
Burimi