Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Synonin Europën! Fundoset varka me emigrantë, tetë të vdekur
👁10783
Të paktën tetë emigrantë humbën jetën pasi varka me të cilën lundronin u fundos në brigjet e Tunizisë. Sipas një zyrtari të sigurisë 29 persona u shpëtuan nga roja bregdetare, ndërsa mësohet se lundrimi kishte për synim Europën. Anija u mbyt në qytetin Abouabed pranë Sfax, një pikë nisjeje e përdorur shpesh nga emigrantët afrikanë. Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për të gjetur personat e zhdukur, tha zyrtari i Gardës Kombëtare Hussem Eddin Jebabil. Tunizia po përballet me një krizë të paprecedentë emigracioni pasi ka zëvendësuar Libinë si një pikë kryesore nisjeje për tunizianët dhe emigrantët e tjerë...