“Synon të marrë medalje ari në Olimpiadën Botërore të Pekinit”, ky është Kriseli, gjeniu i matematikës me Medalje Nderi

“Synon të marrë medalje ari në Olimpiadën Botërore të Pekinit”, ky është Kriseli, gjeniu i matematikës me Medalje Nderi

Krisel Leka, 16 vjeçari nga Durrësi është kthyer nga Australia me një përvojë unike. Ai fitoi çmimin e Nderit në Olimpiadën Botërore të Matematikës. Megjithatë, Kriseli kishte objektiv të shpallej ne tre më të mirët në botë. Ai e pranon se konkurrenca ishte e fortë, por kjo vetëm sa e motivon për të ardhmen. Për të arritur deri tek olimpiada boterore, rruga ka qenë e gjatë. Ai ka marrë pjesë në olimpiada kombëtare e rajonale, si në Kosovë dhe Bosnjë, duke marre shpesh medalje. Synimi i radhës për Kriselin është Olimpiada Botërore e Matematikës që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Pekin te Kinës. Ai ka nisur tashmë përgatitjet, me shpresën se do të kalojë me sukses testet e seleksionimit të ekipit kombëtar. Përpos...