“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, kërkon forcimin e bashkëpunimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe rritjen e investimeve të huaja, me synim zgjerimin e tregtisë dhe rritjen e konkurrueshmërisë së rajonit. Gjatë Forumit të Biznesit Ballkanik, të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi në Tiranë, Ibrahimaj theksoi se bashkëpunimi mes vendeve dhe shfrytëzimi i avantazheve konkurruese mund të krijojnë më shumë mundësi për bizneset dhe tërheqjen e investitorëve. Në forum morën pjesë përfaqësues të bizneseve dhe dhomave të tregtisë nga Shqipëria, Turqia, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Ministrja nënvizoi se ekonomitë e vogla të rajonit mund të përfitojnë më shumë nëse bashkojnë kapacitetet dhe krijojnë lidhje të reja tregtare. Sipas saj, zhvillimi i një tregu të përbashkët rajonal do...
Burimi:
javanews.al