Surprizon klubi i Superiores, prezanton sulmuesin e njohur

Surprizon klubi i Superiores, prezanton sulmuesin e njohur

Teuta është një nga klubet më aktive në këtë merkato vere. Klubi durrsak ka njoftuar afrimin e radhës dhe bëhet fjalë për një sulmues anësor. Teuta ka prezantuar nigerianin David Fadairo, 24-vjeçari i cili vjen pas aventurës së fundit në Sllovaki, te skuadra e Tatran Presov. “David Fadairo është zyrtarisht lojtar i Teutës! Anësori nigerian, 24 vjeç, vjen nga klubi Tatran Presov në Sllovaki, ku është aktivizuar rregullisht gjatë sezonit të fundit. Me eksperiencë në liga si ajo e Sllovakisë, Republikës Çeke, Qipros dhe Austrisë, Fadairo është një profil ofensiv që sjell shpejtësi, driblim dhe fleksibilitet në krahët e sulmit”,...