Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

Dhjetëra supermarkete në gjashtë vende të Evropës janë prekur nga një incident i dyshuar kibernetik, që ka shënjestruar sistemet e tyre të ftohjes. Gjatë natës, temperaturat në frigoriferë dhe ngrirës janë rritur ndjeshëm, duke shkaktuar shqetësime për sigurinë e produkteve ushqimore. Rasti është raportuar në Belgjikë, Suedi, Estoni, Holandë, Luksemburg dhe Irlandë, disa javë pas një sulmi të ngjashëm në Francë, ku u prekën qindra supermarkete. Qendra belge për Sigurinë Kibernetike (CCB) konfirmoi për agjencinë e lajmeve Belga se është në dijeni të një incidenti që ka prekur sistemet e ftohjes së supermarketeve. “Jemi në dijeni të një incidenti, por nuk kemi informacione të mëtejshme”, deklaroi zëdhënësja Katrien Eggers. Sipas raportimeve të medias belge, problemet u konstatuan të hënën, kur temperaturat në disa frigoriferë u...