SUPERIORE/ Polemika të forta për derbin Tirana-Dinamo, tekniku Daja: Derbi mund të luhej në një tjetër orar, i njëjti arbitër…

SUPERIORE/ Polemika të forta për derbin Tirana-Dinamo, tekniku Daja: Derbi mund të luhej në një tjetër orar, i njëjti arbitër…

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja foli për RTSH Sport pas përfundimit të derbit ndaj Tiranës, që u mbyll pa fitues, në barazim 1-1. Tekniku i bluve ka komentuar kartonin e kuq si dhe orarin e derbit. “Pse u luajt derbi në 13:30? Ngaqë ka edhe ngjeshje ndeshjesh, ndoshta edhe mund të ishte edhe më herët, edhe për ne e Tiranën. Në një kohë më të përshtatshme mund të kishte edhe më shumë tifozë e spektakël. Kjo është pyetja që bëra unë, ku stadiumi është edhe me ndriçim. Kur i thashë pse të nxori të kuq, më thotë që m’u kthye anësori shumë keq dhe i thashë: “Po pate mundësi, mos e bëj kaq të madhe”, dhe pastaj thirri arbitrin. Ajo që ta mbyll, se do...