Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar rritjen e tatimit mbi dividentin nga 8% në 15%, si pjesë e ndryshimeve të parashikuara në paketën fiskale për vitin 2027. Gjatë prezantimit të politikave të reja fiskale, Rama deklaroi se tatimi mbi fitimin e sipërmarrjes do të mbetet në nivelin 15%, ndërsa rritja do të prekë dividentin, me synimin për të vendosur një barrë tatimore më të drejtë mbi fitimet e bizneseve të mëdha. Rama argumenton se kjo masë do të kontribuojë në lehtësimin e barrës për shtresat me të ardhura më të ulëta. “Nuk rrisim normën e tatimit mbi fitimin e sipërmarrjes, e cila mbetet 15%, ose në nivelin më të lartë përkatës. Ndryshe nga sa thuhet në portalet e paguara dhe ekranet e korruptuara, ne e tatojmë...