‘Super’ Leku godet monedhat e huaja! Ekspertët: Ndikon edhe fushata zgjedhore

‘Super’ Leku godet monedhat e huaja! Ekspertët: Ndikon edhe fushata zgjedhore

Tregjet globale vijojnë të mbeten të paqëndrueshme pas planit të tarifave të njoftuar nga Donald Trump, duke impaktuar kështu dhe dobësimin e Dollarit. Këtë të enjte, në vendin tonë 1 Dollar zbriti në nivelin e 86.7 Lekëve duke humbur 0.32 Lekë krahasuar me një ditë më parë. Në të njëjtat kushte vijon edhe monedha europiane e cila këmbehet me 99.4 Lekë e në kushtet kur banka qëndrore pritet të ulë normën bazë të interesit, sipas ekspertëve, e njëjta politikë pritet të pasohet edhe nga Banka e Shqipërisë. Leku është fuqizuar ndjeshëm ditëve të fundit edhe ndaj Frangës zvicerane e Paundit...
Burimi: Javanews.al