Sulmuan të riun tek Fresku, zbulohet autori dhe dy shokët e tij, njëri në pranga

Sulmuan të riun tek Fresku, zbulohet autori dhe dy shokët e tij, njëri në pranga

Një ditë pas plagosjes me armë të 27-vjeçarit Juglen Abazi në Fresk, Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes. Burime zyrtare bëjnë me dije se është shpallur në kërkim autori 27-vjeçar Klejvis Caka (Lusha). Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Po ashtu blutë kanë identifikuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët dyshohet se e kanë ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes. Njëri prej tyre është arrestuar, Xhonatan Qerimi 27 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur Andi Gurra 26-vjeç. Arsyeja e...