Sulmohet selia e Partisë Socialiste, nga aty dalin persona të maskuar dhe me shkopinj
Kjo e diel shënon ditën e gjashtë të protestës së nisur nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Grumbullimi i protestuesve nisi sërish pranë Ministrisë së Arsimit, ku të rinjtë u paraqitën me flamuj kombëtarë dhe pankarta, ndërsa mes tyre kishte persona me dhe pa maska. Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për largimin e kryeministrit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, protesta nisi me momente më të qeta, ku disa të rinj kërcyen dhe kënduan në mes të rrugës, përballë efektivëve të Policisë së Shtetit. Grisi certifikatën e Olimpiadës së Historisë në shenjë revolte Një prej protestuesve u bë pjesë e vëmendjes pasi u bëri thirrje pjesëmarrësve të mos ushtronin...
Burimi:
ntv.al