Sulmohet eskorta e Albin Kurtit, policia pezullon tre efektivë, Vetëvendosja ‘gjen’ fajtorin

Sulmohet eskorta e Albin Kurtit, policia pezullon tre efektivë, Vetëvendosja ‘gjen’ fajtorin

Gjatë vizitës së kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, këtë të mërkurë në Skënderaj, eskorta e tij u sulmua me vezë. Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani, akuzoi Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për organizimin e sulmit. “Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK-në në Skënderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në”, shkroi Mehani. Ndërkohë, Policia e Kosovës njoftoi pasdite se ka pezulluar për 72 orë tre zyrtarë policorë në lidhje me incidentin që cënoi rendin dhe qetësinë publike ndaj...
Burimi: Sot.com.al