Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sulmohen pesë ushtarë amerikanë në bazën ushtarake të Xhorxhias, ndalohet i dyshuari
Pesë ushtarë amerikanë janë sulmuar me armë zjarri në bazën e tyre ushtarake, Fort Stewart, në shtetin e Xhorxhias të mërkurën, dhe personi i dyshuar për sulmin është ndaluar, thanë zyrtarët e ushtrisë amerikane. Ushtarët e plagosur u trajtuan fillimisht në vendin e ngjarjes dhe më pas u transportuan në Spitalin e Komunitetit Ushtarak në Xhorxhia për trajtim të mëtejshëm, thuhet në një postim të bazës në Facebook. Autoritetet nuk dhanë menjëherë hollësi të tjera mbi gjendjen e të plagosurve. “Nuk ka kërcënim aktiv për komunitetin”, thuhej në postim. Forcat e rendit reaguan ndaj raportimeve për të shtëna të mundshme në zonën e Brigadës së Dytë të Blinduar në orën 10:56 të mëngjesit me orën lokale, dhe baza u izolua pak pas orës 11:04. I...