Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Sulmohemi çdo ditë”/ Rama kërkon mobilizim në fushën kibernetike: Na duhet një sistem!
Gjatë takimit në Berat, kryeministri Edi Rama vuri theksin te mbrojtja kibernetike, duke deklaruar se Shqipëria sulmohet çdo ditë, në mënyrë sistematike nga hakerat. Kërkoi që të ndërtohet një sistem i tillë, që institucionet në nivel vendor apo sektori privat, të investojnë në teknologji. “Armiku i padukshëm”, tha se nuk duhet neglizhuar pasi kemi të bëjmë me një nga vendet më të fuqishme të terrorizmit kibernetik, referuar Iranit. “Te sektori privat jemi shumë larg, sepse qeveria është fokusuar te kjo që ditën e parë. Kemi kompani të mëdha që mund të bëjnë shumë për veten e tyre, dhe janë akoma...