Sulmi ukrainas me dron mbi anijen turke në Rusi, “zhduket” inxhinieri shqiptar (DETAJET)

Sulmi ukrainas me dron mbi anijen turke në Rusi, “zhduket” inxhinieri shqiptar (DETAJET)

Erkan Nika, shqiptari që shërbente si inxhinier i dytë në bordin e anijes “Aroyat”, rezulton i zhdukur pas incidentit të ndodhur pranë portit rus të Novorossiysk, në Detin e Zi. Sipas familjes së tij, Nika nuk ishte mes anëtarëve të ekuipazhit të shpëtuar pas dëmtimit të anijes dhe prej atëherë nuk ka pasur informacion për vendndodhjen apo gjendjen e tij. Anija “Aroyat”, e regjistruar nën flamurin e Palau-s dhe e operuar nga kompani me bazë në Stamboll, kishte një ekuipazh prej 16 personash: 7 egjiptianë, 6 sirianë dhe 3 turq. Më 27 shtator, anija u dëmtua pranë Novorossiysk pasi u godit, sipas raportimeve, nga një mjet ajror pa pilot. Përplasja shkaktoi zjarr dhe dëme të konsiderueshme në pjesën e akomodimit dhe në pjesën e pasme...