Sulmi preçiz izraelit, predha hyn direkt në dhomën e gjumit dhe vret komandantin Iranian

Sulmi preçiz izraelit, predha hyn direkt në dhomën e gjumit dhe vret komandantin Iranian

Një faqe e cila identifikohet me shërbimin e spiunazhit Mossad, ka publikuar në TikTok pamje nga sulmi ku humbi jetën një anëtar i Shtabit të Përgjithshëm Iranian. Raketa izraelite u lëshua direkt në një ndërtesë banimi në Teheran., ndërsa goditja ishte aq precize sa edhe dritaret kanë mbetur të paprekura. Sulmi ishte drejtuar pikërisht në dhomën e gjumit të anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm Iranian. Sipas IDF, pjesa tjetër e banorëve të ndërtesës nuk pësuan lëndime teksa ata dolën jashtë pallatit. Ushtria izraelite pretendon se në këtë objekt banimi nuk pati asnjë viktimë tjetër përveç komandantit iranian.
Burimi: Javanews.al