Sulmi në Montana të SHBA-së, policia gjen makinën e përdorur nga autori i vrasjeve! Veterani i ushtrisë amerikane ende në arrati

Sulmi në Montana të SHBA-së, policia gjen makinën e përdorur nga autori i vrasjeve! Veterani i ushtrisë amerikane ende në arrati

Policia ka gjetur makinën e arratisjes së veteranit të ushtrisë amerikane, i cili hyri në një bar në shtetin perëndimor të Montanës dhe qëlloi për vdekje katër persona. Autori i armatosur ende mbetet i lirë, teksa nuk dihet ende se ku është arratisur. Të shtënat ndodhën në The Owl Bar në qytetin e Anaconda-s rreth orës 10:30 sipas orës lokale. Pronari i barit i tha agjencisë së lajmeve AP se mendon që i dyshuari mbante “kapuç”. Policia njoftoi se ka gjetur kamionçinën e bardhë Ford-150 që i dyshuari e përdori për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka...