Sulmi në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar
Pas përpjekjes për një sulm me bombë ndaj aeroplanëve të ngarkesave në aeroportin e Leipzigut, hetuesit gjermanë kanë identifikuar dy burra me lidhje me Rusinë, të cilët dyshohen se kanë planifikuar operacionin. Bëhet fjalë për një burrë të lindur në Rusi, me pasaportë letoneze, dhe një shtetas bjellorus me pasaportë ruse. Të dy ishin të njohur më herët për policinë. Sipas mediave gjermane, dyshohet se ata qëndrojnë pas një sulmi me dron të ndodhur në fillim të gushtit. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, e cilësoi operacionin si të planifikuar në mënyrë profesionale dhe të realizuar me “nivel të lartë ekspertize teknike dhe përpjekje të konsiderueshme organizative”. Dobrindt tha se sulmi tregon një model tashmë të njohur të veprimtarisë hibride ruse në Evropë. Sipas qeverisë gjermane,...
Burimi:
vizionplus.tv