Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sulmi në bazën ushtarake në Katar, reagon Trump: Irani na lajmëroi
President ii SHBA-së Donald Trump minimizoi sulmin me raketa të Iranit ndaj bazës ajrore Al Udeid në Katar, duke e quajtur atë një sulm të dobët dhe duke shtuar se Washingtoni nuk do të reagojë ushtarakisht. “Jam i kënaqur të raportoj se asnjë amerikan nuk është lënduar dhe dëmet janë minimale. Më e rëndësishmja, duket se ata e ‘shkarkuan gjithë mllefin’ e tyre dhe, shpresoj, nuk do të ketë më urrejtje,” shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale. Ai shtoi: “Dua të falënderoj Iranin që na dha njoftim paraprak gjë që bëri të mundur shmangien e viktimave njerëzore. Ndoshta...