Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Sulmi ndaj Iranit me “ChatGpt?”/ Izraeli vite të tëra përgatitje, përdori spiunë dhe dronë inteligjentë
👁3047
Operacioni ushtarak i Izraelit ndaj Iranit u materializua javën e kaluar, duke tronditur Republikën Islamike dhe mbarë rajonin. Por ai duket se ka qenë i përgatitur ndër vite e ka rezultuar me sulme tejet të sakta ndaj shënjestrave të nivelit të lartë. Raportet më të fundit tregojnë se për këtë ofensivë, ushtria izraelite ka përdorur padyshim të dhënat e shërbimeve sekrete, por edhe inteligjencën artificiale, duke i gjymtuar që në fillim Iranit një pjesë të sistemeve raketore dhe atyre për mbrojtje ajrore. Me një liri më të madhe për të fluturuar mbi Iran, Izraeli ka bombarduar më pas qendra bërthamore...