Sulmi ndaj Gjykatës së Apelit në Tiranë, 5 të arrestuar, mes të ndaluarve edhe një i mitur
Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona dhe ka shpallur në kërkim 15 të tjerë, të dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj Gjykatës së Apelit gjatë protestës së kësaj të hëne, më 19 tetor. Mes personave të arrestuar është edhe një 16-vjeçar, të cilit, sipas njoftimit policor, i janë sekuestruar lëndë piroteknike. Ngjarja ndodhi gjatë përshkallëzimit të protestës në kryeqytet, kur një grup personash, disa prej tyre të maskuar, goditën me sende të forta hyrjen e Gjykatës së Apelit, duke thyer dyer dhe xhama të institucionit. Pamjet e publikuara nga mediat treguan dëmtime në ambientet e godinës, ndërsa disa protestues arritën të hynin në hapësirat e brendshme të saj. Pas incidentit, strukturat e Policisë nisën verifikimin e pamjeve filmike dhe identifikimin e personave të dyshuar....
Burimi:
ntv.al