Protesta/ Tre të arrestuar e 18 nën hetim! 44 gjoba për shkelësit, dy prej tyre me nga 500 mijë lekë
Tre persona janë arrestuar ndërsa 18 të tjerë janë vënë nën hetim nga Policia e Tiranës, të akuzuar për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme gjatë protestës së zhvilluar dje në Tiranë. Gjithashtu, Policia nënshkruar 44 gjoba, dy prej të cilave në vlerën 500 mijë lekë (të reja) e 42 të tjera nga 5 mijë lekë (të reja). Njëri prej të arrestuarve, është një i mitur 15 vjeç, i akuzuar për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”. Ndryshe nga të shtunat e tjera, numri i pjesëmarrësve në protestë ka qenë më i ulët. Disa protestues...
Burimi:
javanews.al