Sulmi me thikë në “Times Square”, një nga viktimat zv/presidentja e “Bank of America”! Vdes pas plagosjes nga policët edhe autorja (FOTO)
Një zëvendëspresidente e Bank of America është vrarë me thikë në Times Square, në New York, në një sulm që autoritetet e kanë cilësuar si të rastësishëm dhe të paprovokuar. Ngjarja ndodhi të hënën rreth orës 16:24, sipas orës lokale, në zonën pranë West 42nd Street dhe Seventh Avenue, në zemër të Manhattanit. Viktima është identifikuar si Erin Piacenti, 32 vjeçe, konfirmoi Policia e New York-ut (NYPD). Bank of America konfirmoi humbjen e një prej punonjëseve të saj. Ajo ishte zëvendëspresidente në njësinë Business Selection and Conflicts të Bank of America, sipas profilit të saj në LinkedIn. Komisionerja e NYPD-së, Jessica Tisch, tha se sulmi dukej se ishte i rastësishëm dhe i paprovokuar. Sipas policisë, kur efektivët mbërritën në vendngjarje, gjetën Pamela Cisneros, 49 vjeçe,...
Burimi:
javanews.al