Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt agresioni rus, Shqipëria qëndron përkrah Berlinit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Gjermanisë ndaj Rusisë për tentativën e sulmit me dron të pajisur me eksploziv në aeroportin Leipzig. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shpreh solidaritet të plotë me kancelarin Friedrich Merz dhe Gjermaninë, duke e cilësuar ngjarjen si një akt agresioni. Më tej, kryeministri thekson se Shqipëria qëndron përkrah Gjermanisë, Ukrainës dhe aleatëve të NATO-s. “Një dron që transporton lëndë shpërthyese drejt Aeroportit Leipzig/Halle nuk lë vend për paqartësi. Është një akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe kundër sigurisë së Europës, siç po e bën tashmë të qartë edhe vetë Qeveria gjermane. Solidaritet i plotë me mikun tim @_FriedrichMerz, me Qeverinë gjermane dhe me popullin gjerman. Kancelari ka të drejtë që përgjigjet me qartësi dhe...
Burimi:
vizionplus.tv