Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulmi mbi bazën amerikane në Katar, Irani: Goditjet ndaj vendit tonë nuk do mbeten pa përgjigje
Një sulm me raketa ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bazën amerikane në Doha të Katarit. Irani ka pranuar se ka sulmuar bazën amerikane në Katar. Sipas mediave ndërkombëtare Irani ka deklaruar se ka shënjestruar bazën ajrore amerikane al Udeid në Katar, pas “agresionit të hapur ushtarak të “regjimit kriminal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Në një deklaratë të publikuar nga Garda Revolucionare Iraniane, Teherani tha se “nuk do të lërë pa përgjigje asnjë sulm ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe sigurisë kombëtare në asnjë rrethanë”. Ndërkohë raportohet se është goditur me raketa edhe nëj bazë amerikane ën irak, ndërkohë...