Sulmi masiv me dronë në Moskë, pikërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve
Zgjedhjet parlamentare në Rusi kanë hyrë në ditën e fundit, ndërsa Presidenti Vladimir Putin i ka paraqitur ato si një test të mbështetjes së popullsisë për luftën në Ukrainë. Partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, pritet të ruajë kontrollin në parlament, në një sistem politik që kritikët e akuzojnë se nuk toleron opozitën. Në ditën e fundit të zgjedhjeve, Moska u përball me një sulm masiv me dronë nga Ukraina. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se mbi 1 600 dronë u interceptuan dhe u rrëzuan, ndërsa rreth 450 prej tyre kishin në shënjestër kryeqytetin. Sipas autoriteteve, të paktën dy persona humbën jetën dhe një objekt në rafinerinë e naftës së Moskës u dëmtua. Sobyanin e cilësoi sulmin si një përpjekje për të penguar zgjedhjet,...
Burimi:
javanews.al