Sulmi kibernetik, Ristani: Të gjitha të dhënat janë të paprekura, po forcojmë infrastrukturën digjitale

Sulmi kibernetik, Ristani: Të gjitha të dhënat janë të paprekura, po forcojmë infrastrukturën digjitale

Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka bërë një reagim publik lidhur me një sulm kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë, duke e cilësuar atë si një nga më të sofistikuarit e regjistruar deri më tani. Përmes një njoftimi për mediat, Ristani sqaron se ky është sulmi i 15-të i ngjashëm në vetëm gjashtë muaj, duke reflektuar një realitet të ri dhe të vështirë për sigurinë digjitale që institucionet përballin çdo ditë. Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, thekson se po kalohet drejt forcimit të mëtejshëm të infrastrukturës digjitale, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të sigurisë. Njoftimi i plotë: Të nderuar qytetarë të Tiranës, dua t’ju informoj se Bashkia e Tiranës ka qenë së fundmi objekt i një sulmi...