Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë/ Miliona euro investime, por siguria përsëri në rrezik
Sulmi i fundit kibernetik ndaj bashkisë së Tiranës rikthen debatin mbi sigurinë e sistemeve digjitale në vend, ndërsa ekspertët thonë se ekziston nevoja për një qasje të re dhe strategji kombëtare. Në nëntor të vitit të kaluar, ekspertët e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK, inspektuan sistemet elektronike të Bashkisë së Tiranës dhe gjetën tre pika të dobëta. Përmes një emaili, ASKS i bëri me dije bashkisë se tre framework duheshin përditësuar, por paralajmërimet ranë në vesh të shurdhër. “Masat nuk u morën dhe ndodhi sulmi,” i tha BIRN Igli Tafa, drejtor i ASKS-së. “Në sektorin e sigurisë kibernetike zakonisht masat...