Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sulmi i SHBA mbi centralet bërthamore iraniane, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e OKB mbledhje urgjente
Rafael Mariano Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, organi mbikëqyrës bërthamor i Kombeve të Bashkuara, ka bërë me dije se ka thirrur një takim urgjent për të hënën. Një hap i tillë hidhet pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane të dielën. “Në dritën e situatës urgjente në Iran, po thërras një takim urgjent të Bordit të Guvernatorëve (IAEA) për nesër”, shkroi Grossi në një postim në X.