Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë

Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë

Sulmet ajrore ruse në rajonet në vijën e frontit në Ukrainë kanë vrarë të paktën shtatë persona dhe kanë plagosur disa të tjerë, thanë zyrtarët ukrainas më 31 maj, teksa ka pasiguri nëse negociatorët nga të dyja shtetet do të takohen më 2 qershor për rundin e dytë të bisedimeve të drejtpërdrejta. Forcat ruse sulmuan me raketa zona civile në një qark afër frontit në rajonin e Zaporizhjës, duke shkatërruar të paktën një shtëpi dhe duke dëmtuar disa ndërtesa të tjera. Në mesin e të vrarëve, ishte edhe një vajzë 9-vjeçare, tha kreu rajonal, Ivan Federov. Ai tha se po...
Burimi: Opinion.al