Sulmet ruse vrasin civilë dhe godasin infrastrukturën energjetike të Ukrainës
Rusia e sulmoi Ukrainën gjatë natës me raketa balistike dhe raketa lundruese, si dhe me qindra dronë, duke vrarë civilë dhe duke dëmtuar ndërtesa banimi, thanë autoritetet ukrainase të shtunën. Sulmet shkaktuan gjithashtu ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa rajone, thanë zyrtarët. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi këtë valë sulmesh si “një nga sulmet më të mëdha të Rusisë ndaj sektorit energjetik të Ukrainës”, duke shtuar se në mbarë vendin u vunë në shënjestër më shumë se 15 “objekte jetike për prodhimin dhe furnizimin me energji elektrike”. Në një postim në rrjetin social X të shtunën, ai tha se zonat më të goditura përfshinin Lutskun, Rivnen, Zhitomirin, Vinitsian, Shepetivkën, Slavutan dhe Netishinin. Ai shtoi se “u goditën edhe objektet energjetike në rajonet...
Burimi:
javanews.al