Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulmet izraelite ndaj shkollës strehimore në Gazë, 52 viktima
👁3599
Sulmet izraelite vranë të paktën 52 njerëz në Rripin e Gazës, këtë të hënë, përfshirë 36 në një shkollë të shndërruar në strehimore. Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër militantët që operonin nga shkolla, raporton Associated Press. Izraeli përtëriu ofensivën e tij në mars, pasi i dha fund një armëpushimi me Hamasin, grupin palestinez që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste. Izraelitët janë zotuar se do ta marrin kontrollin e Gazës dhe se do të vazhdojnë të luftojnë, derisa Hamasi të shkatërrohet apo të çarmatoset, dhe derisa ai të kthejë 58 pengjet...