Sulmet izraelite, del jashtë funksionit aeroporti i Jemenit

Sulmet izraelite, del jashtë funksionit aeroporti i Jemenit

Pamje nga sulmet izraelite JEMEN- Ushtria e Izraelit ka thënë të martën se e ka kryer sulme ajrore kundër rebelëve Huthi në Jemen, dhe se e ka çaktivizuar plotësisht aeroportin ndërkombëtar të vendit në kryeqytetin Sana. Këto sulme u kryen një ditë pasi ushtria izraelite e goditi portin e Hudejdës si përgjigje ndaj sulmit raketor që rebelët Huthi e kryen në afërsi të aeroportit kryesor të Izraelit. Kanal satelitor i rebelëve Huthi që mbështeten nga Irani, al-Masirah, raportoi për sulmet, duke konfirmuar se aeroporti është goditur. Sipas ushtrisë izraelite, u goditën edhe disa termocentrale. Pamje të transmetuara në televizionin izraelit...
Burimi: Zeri.ai