Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA. Abbas Araghchi e quajti Rusinë një “mik të Iranit” në një konferencë për shtyp në Stamboll pasi SHBA-të sulmuan tre nga centralet bërthamore të Iranit. Në lidhje me përgjigjen e Iranit, ai tha se “Të gjitha opsionet janë në tryezë”. Më tej ai u shpreh se “Do të zhvilloj një diskutim me ta se si duhet të vazhdojë.” Rusia është një ndër aleatët më të fuqishëm të Iranit.
Burimi: Opinion.al