Sulmet e Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Tregoni kujdes!

Sulmet e Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Tregoni kujdes!

Foto ilustruese TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka këshilluar qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik të tregojnë kujdes të shtuar sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme. Në njoftimin zyrtar, Ministria e Jashtme nënvizon rëndësinë e vigilencës, për shkak të rreziqeve në rritje në Katar, Kuvajt, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ku gjithashtu janë të vendosura ambasadat e Shqipërisë. Njoftimi i plotë: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore. Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:...