Sulmet ajrore të Jordanisë në jug të Sirisë, 5 civilë të vrarë, mes tyre gra dhe fëmijë
Pesë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë nga sulmet ajrore jordaneze në disa zona në fshatrat e provincës jugore siriane Daraa, raportuan të hënën mediat shtetërore siriane. Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve (SANA) nuk dha menjëherë hollësi mbi vendndodhjet e goditura apo identitetet e personave të vrarë. Më herët, Jordania kreu sulme ajrore në jug të Sirisë kundër grupeve që ushtria jordaneze i lidhi me një sulm, i cili javën e kaluar vrau nëntë persona që merrnin pjesë në ceremoninë mortore të viktimave të një sulmi ndaj një kishe në mbretëri./AA
Burimi:
syri.net