Sulme kibernetike godasin Ukrainën dhe Rusinë, alarme të rreme bërthamore shkaktojnë panik

Sulme kibernetike godasin Ukrainën dhe Rusinë, alarme të rreme bërthamore shkaktojnë panik

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan të dielën se aplikacioni i tyre “Air Alert” ishte komprometuar, pasi kishte dërguar paralajmërime të rreme për kërcënime bërthamore dhe kimike në Kiev dhe zona të tjera. Aplikacioni shfaqi për pak kohë alarme për incidente bërthamore dhe kimike, si dhe paralajmërime për luftime në rrugë, sipas Reuters. Forcat Ajrore theksuan se persona të paautorizuar kishin ndërhyrë në funksionimin e aplikacionit dhe se kishin çaktivizuar përkohësisht njoftimet. “Nuk ka kërcënim rrezatimi! Qëndroni të qetë, ndiqni mesazhet tona në kanalin tonë,” deklaruan Forcat Ajrore në Telegram, duke qetësuar publikun. Vetëm dy orë më vonë, Ministria Ruse për Situata Emergjente bëri të ditur se aplikacioni i saj celular ishte bërë objekt i një “sulmi masiv kibernetik, duke lejuar sulmuesit të dërgonin informacione të...