Sulm me thikë në Malësi të Madhe, gjermani plagos dy policë

Sulm me thikë në Malësi të Madhe, gjermani plagos dy policë

Dy efektivë të Policisë kanë mbetur të plagosur gjatë një ndërhyrjeje në Malësinë e Madhe, pasi janë sulmuar me thikë nga një 47-vjeçar me shtetësi gjermane. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja nisi pas një denoncimi të bërë rreth orës 17:30 nga një 27-vjeçar. Ky i fundit raportoi se, teksa udhëtonte me automjet nga Hani i Hotit drejt Shkodrës, një drejtues tjetër mjeti dyshohet se i kishte hedhur benzinë makinës. Episodi raportohet të ketë ndodhur pranë një karburanti, në afërsi të pikës kufitare. Pas denoncimit, efektivët lokalizuan automjetin e dyshuar në fshatin Pjetroshan. Drejtuesi, shtetasi gjerman J. K., 47 vjeç, refuzoi të identifikohej dhe kundërshtoi ndërhyrjen e Policisë, duke sulmuar me thikë dy efektivët e Patrullës së Përgjithshme, S. B. dhe I. S. Të dy...