Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulm me thikë në Londër, raportohet për dy viktima
Një sulm me thikë është regjistruar në Londër. Dy persona kanë humbur jetën. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, ngjarja ka ndodhur pranë një biznesi ku katër persona janë sulmuar me thikë. Një person humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa një 27-vjeçar ndërroi jetë më vonë si pasojë e plagëve të marra. Një person që dyshohet se ka lidhje me sulmin është arrestuar dhe gjithashtu theksohet se ka marrë plagë gjatë sulmit.