Sulm me thikë ndaj dy policëve në Malësinë e Madhe, gjermani 47-vjeçar dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu
foto ilustruese MALËSI E MADHE- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Malësinë e Madhe ku një shtetas gjerman ka plagosur me thikë dy efektivë të Policisë gjatë ndërhyrjes për arrestimin e tij. Ngjarja nisi pas një denoncimi të bërë nga një 27-vjeçar i cili njoftoi Policinë se teksa udhëtonte me automjetin e tij nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, një drejtues tjetër mjeti dyshohet se i kishte hedhur benzinë makinës. Incidenti raportohet të ketë ndodhur pranë një pike karburanti, në afërsi të pikës së kalimit kufitar. Pas sinjalizimit shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar në fshatin Pjetroshan. Në drejtimin e tij ndodhej një shtetas gjerman 47-vjeçar, me inicialet J. K. i cili ka refuzuar të identifikohet. Gjatë...
Burimi:
zeri.ai