Sulm i ri në aeroportin e Riadit, Huthët kërcënojnë me goditje të tjera në Arabinë Saudite

Sulm i ri në aeroportin e Riadit, Huthët kërcënojnë me goditje të tjera në Arabinë Saudite

Aeroporti Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad është goditur sërish të dielën, më 11 tetor, një ditë pas sulmit vdekjeprurës që la të paktën 12 persona të vrarë dhe mbi 300 të plagosur. Sipas agjencisë Reuters, një predhë e paidentifikuar goditi Terminalin 4, duke shkaktuar zjarr dhe të plagosur, ndërsa një raketë lundruese u interceptua pranë aeroportit. Edhe Associated Press (AP) raportoi për goditjen e re në terminalin e pasagjerëve dhe përshkallëzimin e sulmeve ndaj objektivave saudite. Sipas raportimeve, Huthët kanë paralajmëruar linjat ajrore, punonjësit e aeroporteve dhe udhëtarët që të mos përdorin aeroportet dhe hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, duke kërcënuar me goditje të tjera. Ndërkohë, Al Jazeera raportoi se koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ia atribuoi Huthëve sulmin vdekjeprurës të së shtunës,...