Operacion në Atlantik, Marina e Francës kap nëndetësen që po transportonte 146 kg kokainë!

Operacion në Atlantik, Marina e Francës kap nëndetësen që po transportonte 146 kg kokainë!

Marina franceze ka sekuestruar 146 kilogramë kokainë pasi ndaloi një mjet lundrues gjysmëzhytës në Oqeanin Atlantik. Në bord ndodheshin katër persona, ndërsa disa tonë të tjerë drogë përfunduan në fund të detit pasi ekuipazhi aktivizoi mekanizmin e fundosjes. Një operacion i pazakontë është zhvilluar në Oqeanin Atlantik, ku Marina Kombëtare Franceze ka interceptuar një mjet lundrues gjysmëzhytës që transportonte disa tonë kokainë. Ngjarja ndodhi të enjten, më 12 nëntor 2026, ndërsa lajmi u bë publik këtë të diel nga Ministria Franceze e Mbrojtjes dhe Prefektura e Martinikës. Sipas autoriteteve franceze, sapo fregata ushtarake iu afrua mjetit lundrues, i cili nuk mbante asnjë flamur identifikues, tre persona nga ekuipazhi u hodhën në det. Ndërkohë, ekipi francez i ndërhyrjes arriti të hipte në bord dhe të nxirrte...