Ekzekutimi i Luka Beqirajt/ Mediat spanjolle: Kriminelët po fshihen gjithnjë e më shumë në zona turistike

Ekzekutimi i Luka Beqirajt/ Mediat spanjolle: Kriminelët po fshihen gjithnjë e më shumë në zona turistike

Një vrasës me pagesë, i cili u largua me skuter elektrik, ekzekutoi me armë zjarri objektivin e tij në tarracën e një lokali brenda një qendre sportive. Kriminelët kanë gjetur në lagjet turistike diskrete të brigjeve të Mursias dhe Valencias një strehë për t’u përpjekur t’i shpëtojnë kontrollit policor. Nga Ana Lucas, LA OPINION DE MURCIA Krimi në Orihuela Costa, pak kilometra larg Rajonit të Mursias në Spanjë, ndodhi të martën e kaluar dhe që në fillim hetuesit e patën të qartë se bëhej fjalë për një larje hesapesh: një person hyri në barin e një qendre sportive dhe argëtuese dhe qëlloi për vdekje një 39-vjeçar shqiptar që ndodhej në tarracën e një njësie hotelerie. Pasi qëlloi, individi u largua me një skuter elektrik. Në...