Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulm ajror izraelit në Teheran, 5 viktima
👁11361
Një sulm ajror izraelit ka goditur një ndërtesë banimi në qendër të Teheranit, duke lënë të paktën 5 viktima. Mediat e huaja raportojnë se numri i të vdekurve mund të rritet, për shkak të dendësisë së popullsisë në zonën ku ndodhi sulmi. Sipas një gazetari të Agjencisë France-Presse (AFP), dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan në zonë, me një interval prej disa minutash mes tyre. Turma qytetarësh nxituan drejt vendit të ngjarjes, pranë ndërtesës së Ministrisë së Komunikimeve. Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare për bilancin dhe shkaqet e sulmit, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.