Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sula: Dorëheqja e munguar e Berishës si kosto për humbje, PD s’mund të jetë trashëgimi familjare (Video)
👁2935
Dashnor Sula e sheh të ardhmen e Partisë Demokratike pa Sali Berishën. Por nëse kjo nuk ndodh, sipas tij, rezultati i PD-së në zgjedhjet e ardhshme do të jetë edhe më i dobët. Përjashton çdo mundësi të trashëgimisë familjare të partisë, flet për “servilët e neveritshëm”, dikur kolegë të grupit parlamentar të PD-së, për bashkimin e sforcuar dhe fizik të dy PD-ve të ndara. Sula analizon çdo moment kritik që solli degradimin e Partisë Demokratike që u finalizua me rezultatet dramatike në zgjedhjet e 11 majit.